
Graciano shprehet se përpara se të dëgjojnë performancën e grupit të luleve, do t’o bëjë secilit prej anëtarëve nga një pyetje. Pasi shkëmbejnë dy-tri fjalë, Edi fillon i pari të këndojë, i ndjekur nga Meti e të tjerët. Grupi i parë krijon situata gazmore, ku Liami propozon të këndojnë dhe këngë të tjera jashtë programit.
Së dyti është rradha e grupit të vajzave të veshura me kostume hawaiane, kur Graciano i prezanton me një recitim e më pas një kërcim të shkurtër. Vajzat vendosen në sipas rradhës që do të recitojnë, nga e para që është Klaudja e me rradhë. Vajzat sjellin atmosferë shumë energjike në spektakël duke kërcyer e spektatorët kënaqen.
Të tretët performojnë grupi i insekteve, i përbërë nga Graciano, Erioni, Ermira e Vlashi. Ata fillojnë të recitojnë e më pas këndojnë një këngë. Së fundi, performojnë Meti, Arbri e Genta me krijimin e tyre. Ata kanë bërë një këngë për të gjithë banorët e shtëpisë së BB, ku japin nga një cilësim për secilin nga konkurentët duke sjellë të qeshura pa fund tek ata.
Më pas, banorët kërcejnë me njëri-tjetrin duke vazhduar të argëtohen. Graciano udhëheq banorët në kërcim e të gjithë sëbashku kërcejnë me koreografi.
0 comments:
Post a Comment