Monday, March 5, 2012

Vlashi tregon për punën që ka bërë

Disa prej banorëve ulen në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë të bisedojnë. Genta e pyet Vlashin për punën që ai ka bërë në Itali dhe Vlashi tregon se ka punuar në një fabrikë që merret me punime alumini. Ai thotë se moda për të ka qenë dytësore, pasi ka bërë një kurs kualifikimi atje dhe ka punuar për një shtëpi mode, por nuk ka qenë i punësuar. Genta e këshillon që të jetë sa më i shoqërueshëm me banorët dhe të flasë sa më shumë për veten. Vlashi sqaron se shumica e banorëve, e kanë pyetur duke i bërë batuta ironike dhe prandaj dhe përgjigjet e tij kanë qenë të tilla, por di të sillet mirë me ata që sillen në atë mënyrë me të.

Më pas Vlashi tregon për modelët shqiptarë, punën dhe pagën e ulët të tyre.

Liami, Arbëri dhe Ermali në dhomën e gjumit, fillojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Ata hedhin batuta dhe qeshin, duke kaluar kështu disa momentë gazmore. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles