Saturday, March 10, 2012

Zbulohet familja dhe peripecite ne Vlorë të Françeskas


Njerëz të afërt me Françeskën, të cilët na kanë thënë diçka më shumë rreth saj dhe raportit me prinderit

Burimi:

Mapo

fraFamiljeFrançeska është personazhi më i komentuar i momentit në “Big Brother 5”. Flirti i saj i menjëhershëm me Ermalin, por edhe loja e saj me djemtë në shtëpi nuk kanë kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale e më gjerë. Në disa sondazhe në internet ajo është votuar si banorja që duhet ta lërë patjetër shtëpinë e “Big Brother” sot. Vajza simpatike nga Vlora, edhe pse po bën një lojë të fortë brenda, ka treguar shumë pak për veten e saj dhe familjen.
MAPO ka mundur të pyesë njerëz të afërt me Françeskën, të cilët na kanë thënë diçka më shumë rreth saj. Familja e saj njihet pak në qytetin e Vlorës, për faktin se janë të ardhur. Mamaja e saj është rritur në jetimore (shkak ndoshta ky që Françeska nuk ka folur deri tani për të ëmën brenda në shtëpi), ndërsa babai i saj është peshkatar dhe ka një dyqan të vogël peshku. Opinioni në Vlorë duket se është kundër lojës së saj në “Big Brother”, sipas personave që kanë folur nga rrethi i saj shoqëror, të cilët kanë preferuar të mos e zbulojnë identitetin e tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles