Thursday, March 15, 2012

Zgjimi i banorëve; Anila lirohet nga hekurat

Në dhomën e gjumit dhe në qelinë e katër të dënuarve ndizen dritat. Pak minuta më vonë nis edhe muzika dhe banorët fillojnë të zgjohen për të nisur një tjetër ditë në aventurën Big Brother.

Si zakonisht banori i parë që zgjohet nga gjumi është Edgari dhe pas tij një e nga një fillojnë që të zgjohen edhe pjesa tjetër. Ai dhe Liami mundohen që të zgjojnë banorët e tjerë dhe i ngacmojnë me zhurmë e fjalë. Ermali, gjithashtu është zgjuar e teksa rregullon krevatin, qesh me mënyrën si ka fjetur Anila dhe e imiton.

Sapo zgjohen banorët nisin argëtimin, bisedat dhe shakatë. Katër të dënuarit pasi zgjohen bëjnë shaka me njëri-tjetrin dhe fillojnë të kërcejnë me muzikën në sfond. Edgari sot e nis ditën duke qenë gardiani i burgut ku vuajnë dënimit tre djemtë dhe Anila. Të burgosurit bëhen nervoz, pasi Edi i lë pas dore e nuk afrohet pranë tyre që t’i nxjerrë nga qelia e ata e thërrasin njëzëri.

Edi shoqëron Arbrin në oborr dhe të dy nisin të bisedojnë, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të merren me punët personale të mëngjesit. Arbri shprehet se dita e djeshme ka qenë si një ulje dënimi për djemtë e burgosur, ndërsa Anilës ika ardhur një zarf nga Vëllai i Madh, ku thuhet se asaj i falet dënimi për arsye shëndetësore e që në këtë moment është e lirë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles