Monday, April 23, 2012

Arbri dhe Ermali kërcënojnë njëri tjetrin me eleminim fizik

Banorët ndodhen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të diskutojnë për cigaret. Ermali edhe pse nuk konsumon duhan ka tre cigare dhe u thotë banorëve që të mos ia prekin, pasi disa prej tyre ankohen se u kanë marrë cigaret pa leje njëri-tjetrit. Ermali thotë “po i preki njeri do t’ia shkul dhëmbët”. Kjo gjë nuk i pëlqen Arbrit i cili është edhe nervoz për mungesën e cigareve. Ai i kërkon Ermalit që të modifikojë fjalorit, por Ermali vazhdon të përsërisë të njëjtën shprehje dhe kështu midis tyre lind një debat i fortë i cili vazhdon me ofendime e kërcënime nga ana e të dyve.

Arbër i thotë Ermalit se4 ai ka për t’ia marrë cigaret dhe ai nuk ka mundësi që ta prekë, ndërsa Ermali i thotë se nëse e provon këtë gjë, nuk ka për t’ia ditur se ku është dhe s’ka për ta toleruar në mënyrë kategorike. Arbër fillon që të bërtasë dhe i thotë Ermalit “zbute fjalorin me mua, se dalim jashtë e të thyj në mes”. Edhe Ermali nga ana tjetër nervozohet dhe i thotë “o psikopat, provoje dhe t’i shkul dhëmbët”. Arbër i afrohet në fytyrë duke i thënë se nëse do ata mund të dalin jashtë shtëpisë që në atë moment dhe të sqarohen për këtë gjë.
Graciano ndërhyn dhe qetëson Arbrin i cili duket vërtetë shumë i nervozuar. Megjithatë zënka e tyre vazhdon edhe më tej. Të dy bërtasin dhe shumë të nervozuar përdorin ndaj njëri-tjetrit shprehje mjaft ofenduese dhe kërcënime për dhunë. Ermali i thotë Arbrit “të ngul në tokë, mos më acaro nervin se ta çaj gojën” ndërsa Arbër i thotë “të thyej në mes, hajde dalim jashtë se të ndaj më dysh”. Ermali akoma më i nervozuar i thotë “ të bëj që të mos të njofin as njerëzit e shpisë”, ndërsa Arbër i thotë “për 24 orë je dhe nuk je, se të zhduk nga faqja e dheut”.
Françeska i thyhen cigaret e saj dhe fillon që t’u bërtasë të gjithëve dhe sidomos Arbrit dhe Ermalit duke u thënë se ajo theu cigaret e saj dhe ata nuk kanë pse të zihen sepse ajo mund të bëjë ç’të dojë me cigaret e saj dhe ankohet me zë të lartë se një pjesë e banorëve i kanë marrë cigare pa e pyetur fare. Kjo bën që debati i djemve të zbutet. Ata debatojnë edhe për disa minuta, por me tone më të ulta ku ata përpiqen që të sqarohen. Ermali thotë se nuk iu drejtua drejtpërsëdrejti Arbrit, ndërsa Arbër thotë se ai nuk i ka marrë asnjëherë cigare dikujt tjetër pa e ditur më parë.
Ermali “Gjënë time e mbroj si të dua”
Të gjithë banorët përfshihen në sherrin për cigaret. Një pjesë e tyre fillojnë të thonë se ky është një debat absurd, ndërsa komentojnë debatin mes Arbrit dhe Ermalit ata përpiqen që t’i qetësojnë djemtë dhe u thonë se ata e kanë gabim. Liami mbron Arbrin dhe i thotë Ermalit se ai nuk duhet që të shpreh në atë mënyrë. Ermali i thotë atij dhe gjithë të tjerëve njëkohësisht se ai nuk iu drejtuar Arbrit konkretisht, por e kishte për të gjithë banorët. “Unë e thoshe dhe që tani e tutje nëse një njeri prek gjërat e mia apo të Françeskës e di shumë mirë se çfarë e pret, kush nuk ka frikë le të shkojë e t’i marrë” u thotë Ermali gjithë banorëve.
Ata i thonë se ai e ka gabim vetëm për mënyrën se si shprehet sepse kërkon që t’i mbrojë gjërat e tij me dhunë. Ermali u përgjigjet “ato janë gjërat e mia. Që sot e tutje unë nuk i fsheh më, nëse i prekni e dini se çfarë mund të bëj, janë gjërat e mija dhe unë i mbroj si të dua unë”. bashkë me Ermalin është Françeska dhe Grandiola të cilat mbështesin idenë e Ermalit duke thënë se ai ka të drejtë që shprehet në atë mënyrë sepse ata ua marrin gjërat njëri-tjetrit pa pyetur dhe kjo i ka detyruar që t’i fshehin. Liami i thotë Ermalit se ai humbi në këtë rast pasi pas debatit me Arbrin Françeska theu cigaret e saj.
Françeska ndërhyn dhe thotë “mua më janë vjedhur cigaret për të më acaruar”. Grandiola shprehet se në shtëpi është një banor që do që t’i fusë në sherr gjithë të tjerët dhe në këtë mënyrë fillon e u merr cigaret të gjithëve. E ndërkohë që banorët diskutojnë në oborr, Françeska shkon në dhomën e gjumit ku edhe aty banorët diskutojnë për debatin e cigareve “mua mi marrin cigaret sepse duan që të më nxjerrin si Klaudja” thotë Françeska duke kujtuar momentin që Klaudja pasi nuk mundi që të hante pjesën e saj të ushqimit, hodhi në koshin e plehrave ushqimet e tjera që gjendeshin në shtëpi. Dritani thotë se si Ermali edhe Arbri debatojnë kot kaq ashpër sepse i ulin pikë vetes duke folur për një gjë të tillë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles