Monday, April 23, 2012

Liami-Gentës: “Mos ndërhy kur jam duke debatuar, je zero për mua”

Liam e Genta qëndrojnë në dhomë duke biseduar, e Liami i kërkon Gentës me shumë seriozitet që të mos ndërhyjë në debatet që bën ai, kur nuk e përmend emrin e saj. Ai shton se Gentën e shumëzon me zero e Genta përgjigjet se do të flasë kur të dojë pa pyetur askënd. Liami shton se Genta nuk duhet të ndërhyjë më në debatet e tij, pasi deri më tani e ka lënë të bëjë qejf me të, por tani nuk mund ta tolerojë më.

Genta i thotë se as Liami nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë, e Liami shton se Genta nuk ka aq fuqi sa të ndërhyjë në debatet e tij. Në ato momente Arbri ndërhyn në bisedën e tyre dhe Genta i thotë Liamit: “E shikon si ndërhyn shoku yt?” e Liami përgjigjet se mban përgjegjësi vetëm për vete e jo për të tjerët. Së fundi, Liami bën një krahasim për Gentën, e i thotë se tashmë e ka përcjellë mesazhin që donte tek ajo.

Më pas, Gerta e Ermali debatojnë për muzikën që dëgjojnë e Ola mundohet t’i qetësojë duke i thënë se ata u keqkuptuar e nuk kanë përse të debatojnë. Ermali e Gerta diskutojnë për fenë e Ermali i thotë Gertës t’i flasë për këtë temë, e Gerta përgjigjet se nuk ka dijeni të thella, por e rëndësishme është të mos bëjnë shaka me atë temë. Ajo i kërkon falje nëse është keqkuptuar për atë që ka thënë Ermali, ndërsa Ermali e sulmon Gertën për veshjen ekstravagante të saj. Debati vazhdon mes tyre e shkojnë në ofendime personale, ku Ermali i thotë Gertës se në lojë është bërë kukull e të tjerëve. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles