Wednesday, April 18, 2012

Banorët luajnë përsëri me dënime;- Edi i vetmi që nuk e pranon këtë lojë

Banorët vendosin që të luajnë përsëri lojën e mëparshme me dënime dhe vendosin që të shkruajnë dënime të tjera për këtë lojë. Kështu ata ulen të gjithë pranë tavolinës dhe fillojnë të shkruajnë, por këtë herë vendosin disa rregulla të tipit “nuk lejohet puthja etj”. Edi është i vetmi që u thotë banorëve se nuk do që të luajë një lojë të tillë.

Ai thotë se kjo lojë nuk i përshtatet dhe nuk bashkohet me banorët e tjerë në lojë. Kjo bën që banorët të fillojnë të flasin kundër tij. Ata e gjykojnë faktin përse Edi nuk bashkohet me ta, ndërsa Liami shfrytëzon rastin për të folur kundër Edit dhe thotë “nuk bashkohet me ne ai, po tregon që duhet të iki se nuk përshtatet me ne”.

Pas disa minutave diskutimi dhe pasi përfundojnë së shkruari letrat e dënimeve, banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë nga loja përsëri. I pari që zgjedh letrën është Ermali. Ai është i dënuar që t’i bëjë Arbërit një xhiro nëpër shtëpi, duke e mbajtur mbi shpinë. Pas tij zgjedh Françeska e cila duhet të përkëdhelët si mace, ndërsa pas saj Genta ha një lugë sheqer me djathë. Liamit i duhet të bëjë si pulë. Kështu të gjithë me radhë zgjedhin nga një letër dhe kjo lojë i argëton pa masë banorët.

Edi i cili nuk luan ulet pranë banorëve të tjerë dhe i vështron gjatë gjithë kohës, ndërsa të tjerët vazhdojnë lojën e tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles