
Liami shprehet se të gjithë mund t’ua lejojnë fëmijëve të përkëdhelen e të kenë teksa deri në një farë mase, por Edi përgjigjet se ai e ka bërë fëmijën më të fortë duke e kalitur në këtë formë. Edi shpjegon se e ka lënë të birin vetëm me ushqimin që duhej të hante përpara, pa asgjë tjetër, paçka se ai nuk e pëlqente atë ushqim. Liami shprehet se Edi është treguar diktator në këtë mënyrë, por Edi thotë se ka qenë intolerant. Gerta e Tani afrohen pranë tyre dhe shprehen se nuk do të kishin mundur kurrë ta bënin atë veprim që ka bërë Edi me fëmijën e tij.
Gerta thotë: “Do më dhimbte shpirti ta lija 38 orë pa ngrënë” e Edi shton se dhe ai me gruan e tij qanin nga ana tjetër, por e bënin atë veprim në të mirë të fëmijës. Françeska shprehet se nuk i ka munguar asgjë kur ka qenë e vogël, por gjithashtu është shumë mirë e edukuar. Edi thotë se i ka dhënë djalit të tij kulturë mbretërore, pasi lordët janë të më edukuarit e të më suksesshmit. Gerta thotë se kjo gjë i duket e tepërt, ndërsa Liami thotë se Edi e ka detyruar fëmijën të marrë një edukatë të cilën nuk e kupton e nuk i përshtatet. Edi shprehet se me kulturën që i ka dhënë të birit, ai ka qenë i aftë ta fillojë jetën i vetëm në moshën 14-vjeçare. Ai shton se motoja e edukimit të tij është: “intoleranca zero”. Liam shprehet se Edit i është dashur ndonjë libër mjekësie që të mësonte se çfarë pasojash mund të ketë për femijën ta lësh për kohë të gjatë pa ngrënë.
0 comments:
Post a Comment