Monday, April 16, 2012

Debat Ermal-Gertës “Je e modifikuar, je plastelinë”;-Geri “Je i cekët”

Banorët përfundojnë së bëri buxhetin dhe fillojnë të flasin me ironi. Ermali për t’i acaruar u thotë se ai do të ankohet te Vëllai i Madh në mënyrë që të mos e lejojë më pirjen e duhanit në shtëpi sepse ata po dëmtojnë edhe shëndetin e atyre që nuk e pijnë. Gerta thotë për të “djali delikat” duke iu referuar pikërisht këtij fakti dhe Ermali fillon që t’i flasë ashpër asaj duke i përmendur operacionet plastike. Kështu të dy debatojnë për disa minuta me zë të lartë.

“Ti je e modifikime, je plastelinë” i thotë Ermali Gertës duke iu referuar operacionit të saj të hundës dhe faktit që ajo ka bërë tatuazh penelin në sy. Gerta e kundërshton duke i thënë se peneli i saj është tatuazh vetëm për faktin se ajo përton që të bëjë tualet çdo ditë, ndërsa për hundën ajo i thotë se nuk ka bërë ndërhyrje estetike, por një ndërhyrje për faktin se kishte vështirësi në frymëmarrje, por Ermali vazhdon me të vetat.

Ai i thotë Gertës se ajo është një njeri me komplekse. “Ty nuk të pëlqen vetja, prandaj ke bërë ndërhyrje, ke komplekse me veten tënde” i thotë më tej Ermali, ndërsa Gerta e quan njeri të cekët që merret me pamjen e saj. “Ky është kulmi i cektësisë” i thotë Gerta Ermalit dhe ai ia kthen “ti s’di asgjë, kur të shkosh të arsimohesh tamam, hajde fol me mua” i thotë Ermali Gertës ndërsa ajo u drejtohet kamerave dhe thotë “aman o Big-u sillini Ermalit foto të mijat që të shohë ndryshimin e hundës time, se e ka të pamundur kështu, është shumë i cekët”.

Kështu pas disa minutash të shoqëruara me ofendime të ndërsjelljta, Ermali dhe Gerta flasin me ironi duke e quajtur njëri-tjetrin “delikat”. Më pas Dritani mundohet që të qetësojë Gertën e cila edhe pse e mohon, duket që është e mërzitur, që të mos acarohet dhe të debatojë me qetësi me Ermalin sepse edhe ajo ka mundësi që ta acarojë atë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles