Monday, April 16, 2012

Olti Curri bën të “ndershim” për fotot e Gentes


Paralelisht me fotot e Gentës është diskutuar gjatë këtë javë edhe çështja e etikës. Gazetat dhe gazetarët që i kanë publikuar kanë shkelur çdo etikë, dëgjova të thonte të dielën në mëngjes opinionisti i “Big Brother Fan Club”, Olti Curri. Më tingëlloi çuditshëm kjo deklaratë, pasi Olti ishte i pari që i publikoi fotot në faqen e tij të fansave në Facebook (ku ka mbi 18000 ndjekës), pak orë pasi ato u publikuan në një të përjavshme dy javë më parë.
Veçse në ndryshim nga Gazeta, Facebook-u e ka një të mirë, postimet e tua mund t’i fshish pas pak orësh, gjë që e bëri Olti Currin në sytë e njerëzve më etik se sa ne…Ne që thyem çdo etikë, sepse nxorrëm në Gazeta fotot e publikuara në një site, të lejueshëm për të gjithë (derisa profili u fshi). Ne që nuk e përdorëm asnjëherë si argument kundër Gentës këtë fakt, madje përkundrazi më shumë se sa atë, sulmuam personin që i bëri publike këto foto. Po siç duket kështu do të qëndrojmë gjithmonë ne, edhe pse nuk shajmë e godasim aq shumë sa Olti në faqen e tij, do qëndrojmë gjithmonë gazetarët e zinj (në botë do ishim të bardhë), që mbulojnë faqet rozë, të cilat i mbulonte vite më parë edhe vetë opinionisti Curri.
/Bluetooth/

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles