Sunday, April 15, 2012

Djemtë nominojnë ndryshe këtë natë; Vajzat çojnë Edin në nominim

Arbana shprehet se banorët gjatë gjithë javës janë marrë me strategji nominimesh, duke folur me njëri-tjetrin për të nominuarit e mundshëm. Por BB do ua prishë planet, sepse ajo që do të ndodhë tani nuk ka lidhje fare me nominimet e zakonshme. Nominimet do të jenë ndryshe.

Arbana u kërkon djemve të dalin në ambientin jashtë shtëpisë, ndërsa vajzat të qëndrojnë në sallon. Në ambientin jashtë, gjendet një rreth dhe 7 platforma me pishtarë. Secili duhet të vendoset në çdonjërën prej platformave. Secili nga djemtë duhet të zgjedhë dy banorë që do të çojë në nominim. Për çdo banor që nominojnë, do të ndizet një pishtar.

Arbri jep emrin e Tanit duke ndezur kështu një pishtar për të, e po ashtu nominon dhe Gracianon. Dritani jep emrat e Arbrit e Liamit, ndërsa Edi nominon Erionin dhe Arbrin, Erioni-Tanin e Arbrin, Ermali-Gracianon e Arbrin, e Graciano-Liamin e Arbrin, Liam-Tanin e Edin. Si përfundim, në nominim nga djemtë shkojnë Arbri e Dritani.

Arbana u komunikon vajzave se ato mund të zgjedhin njërin nga djemtë për ta shpëtuar nga nominimi, përveç Dritanit e Arbrit. Genta shpëton Ermalin, Gerta- Liamin, Ola-Gracianon, Françeska- Erionin. Banori që mbetet pa u zgjedhur është Edi, e si i tillë shkon në nominim së bashku me Tanin e Arbrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles