Home » » Faza e fundit e provës; Banorët performojnë himnin e muzikës rome
Faza e fundit e provës; Banorët performojnë himnin e muzikës rome
Është koha për të vazhduar me provën e javës. Arbana shprehet se tani banorët do të performojnë “Djelem Djelem”. Graciano, koreografi i shtëpisë u ka mësuar lëvizjet, të cilat do kemi mundësi t’i shohim tani. Arbana i fton banorët të dalin për tek fusha e prezanton Kafu-në dhe grupin, të cilët do të na përshëndesin me një këngë “Bubumara” e më pas do të këndojnë “Xhelem Xhelem”, të cilën do ta performojnë dhe banorët.
Në oborr krijohet atmosferë festive sapo nisin tingujt e parë të muzikës. Banorët kërcejnë e këndojnë me këngën e grupit që performon për ta. Më pas, vjen momenti për të performuar banorët nën himnin e muzikës rome, me koreografinë e Gracianos.
Arbana u bën me dije banorët se ata e kanë kaluar provën në masën 50%.
Së fundi, banorët ndjekin një klip me momentet më të bukura të kaluara në shtëpi e Arbana i fton banorët të shkojnë në zonën e pishinës, ku për ta ka ushqime të ofruara nga “Big Bite”.
0 comments:
Post a Comment