Sunday, April 15, 2012

Fallxhorja në shtëpinë e “BB5” parashikon fitoren mes Liamit dhe Ermalit

Në javën e romëve, Vëllai i Madh u ka bërë një surprizë banorëve të “Big Brother 5”, duke u çuar si mysafire në shtëpi një fallxhore nga ky komunitet, e cila i ka argëtuar pa masë banorët, ndërsa u ka lexuar fatin në filxhanin e kafesë. Konkurrentët pasi dolën në kopshtin e shtëpisë gjetën një grua, e cila ishte fallxhore dhe kishte hyrë në shtëpinë e “Big Brother” për t’u parë filxhanin.
Ata e pritën me brohoritje, pasi dihet që në këto momente tensioni të lojës, padashas mund të bëhen nga pak supersticiozë edhe nëse nuk janë në jetën reale. Ndërsa pritën të bëheshin kafet, të cilat i përgatiti Françeska, ata u prezantuan me fallxhoren dhe filluan të flisnin me të. Filxhani i parë është ai i Metit. Ndërsa ajo shikonte filxhanin, banorët e tjerë komentonin dhe qeshnin. Fallxhorja tha se Meti ka qenë i mërzitur dhe se kishte një siklet për një femër. Filxhani i dytë ishte ai i Erionit, i cili e dëgjoi me vëmendje fallxhoren, teksa i lexonte filxhanin. Më pas ishte radha e Arbrit, Gracianos, Liamit. Ndërsa ndalon te Liami, fallxhorja i tha se i binte me mbarësi, në një pemë të kuqe. Liami qeshi dhe e falënderoi. Po ashtu një parashikim shumë të mirë ajo bëri për Ermalin, duke i thënë se sapo të dilte nga loja, ai do të blinte një shtëpi. Kështu, fallxhorja la të kuptohej se sipas parashikimit të saj, fitorja e “BB5” luhej pikërisht mes Liamit dhe Ermalit.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles