Sunday, April 15, 2012

Genta: “E kam inat këtë Dritanin, më duket si mashtrues


Françeska, Graciano e Grandiola diskutojnë me njëri-tjetrin rreth spektaklit të mbrëmshëm dhe klipeve të transmetuara gjatë tij. Ata flasin për daljen e Metit nga shtëpia dhe mërzinë që ka ndier ai.
Françeska i pyet lidhur me mendimin që kanë për banorin që do të largohet nga shtëpia këtë javë. Graciano mendon se më shumë mundësi ka që të eliminohet Arbri, por nuk përjashton edhe mundësinë e daljes së Dritanit nga shtëpia. Të njëjtin mendim ka edhe Grandiola. Graciano thotë se do t’i pëlqente shumë nëse do të dilte njëri nga banorët që nuk e pret që të dalë nga siguria që mund të ketë fituar.

Genta dhe Graciano janë të ulur pranë njëri-tjetrit në dhomën e ndenjes dhe fillojnë që të bisedojnë me njëri-tjetrin. Genta i tregon për jetën e saj dhe disa detaje mbi qytetin e Bilishtit. Më vonë ajo shikon Dritanin dhe i thotë Gracianos se e ka shumë inat atë, pasi i jep përshtypjen e një mashtruesi. Graciano mundohet që t’i mbushë mendjen për të kundërtën, por ajo i mëshon idesë së vet, duke thënë se nuk mund ta shikojë dot ndryshe.

Më pas Genta e pyet për banorët e eliminuar që i kanë lënë mbresa Gracianos e ai përmend Anilën. Graciano thotë se me të kërkon që të vazhdojë nj miqësi edhe jashtë, duke numëruar tjetër, Metin dhe Lorenën. Ai tregon për Vlashin se e ka futur shpesh në grindje me disa nga banorët e tjerë të shtëpisë, por thotë se e ka bërë vetëm për efekt të lojës, ashtu siç ka bërë edhe me disa nga banorët e tjerë që janë ende në shtëpi.
Më pas ai thotë se këtë javë do të merret me tre banorë, të cilët nuk do që t’i specifikojë.

Erioni dhe Liami shkojnë në këndin e stërvitjes dhe fillojnë të stërviten së bashku. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles