Thursday, April 12, 2012

Genta për ish të dashurin: “Do t’i kërkoj falje e do jemi përsëri bashkë”

Genta qëndron në sallon me Gracianon e Metin e u thotë se kur të dalin nga BB do t’u prezantojë shoqet e saj e më pas flet për ish të dashurin e saj. Ajo shprehet se kur të dalë nga shtëpia e BB, do të pajtohen përsëri e do t’i kërkojë falje pasi ka bërë disa gjëra që ai mund t’i keqkuptojë. Meti e pyet përse i ka bërë ato veprime që mund të lëndojnë dikë e ajo përgjigjet se ka vepruar kështu pas ndarjes, pasi nuk ka menduar për momentin e ka dashur të hakmerret. Meti i thotë se kjo nuk është formë hakmarrje, por në këtë mënyrë e ka humbur personin që ka dashur.

Genta më pas, këshillon Metin e i thotë që pasi ka pasur tre lidhje me modele, me vajzën që do të lidhet më pas, duhet të mësojë që ta vlerësojë nga të gjitha anët e jo vetëm nga pamja e jashtme. Meti i tregon Gentën për disa nga historitë e tij të dashurisë ku shprehet se ka qenë shumë lojtar dhe i hedhur, e deri më tani nuk ka pasur lidhje serioze.

Së fundi, Meti e pyet Gentën se çfarë mendon për të shtunën e spektaklit e ajo i përgjigjet se do ta nominojë përsëri Metin po të jetë në shtëpi. Meti i thotë se Genta nuk do ta ketë këtë shans, pasi ai mendon se do të largohet. Genta e pyet Metin nëse kishte pëlqim për Anilën e ai thotë se e pëlqente pak, por kishte shumë gjëra në të cilat nuk përputheshin. 

1 comments:

  • Anonymous says:
    April 14, 2012 at 9:22 PM

    Meti Me anilen ????????????ska shanse..............

Post a Comment

Social Profiles