Home » » Gerta-Liamit: “Të vlerësoj më shumë pas surprizës”; Debat mes Gertës e Françeskës
Gerta-Liamit: “Të vlerësoj më shumë pas surprizës”; Debat mes Gertës e Françeskës
Gerta shkon afër Liamit dhe i thotë se nuk e priste që ai të reagonte në atë mënyrë ndaj surprizës që iu bë nga Vëllai i Madh. “Nuk e mendoja se mund të qaje, por ke treguar nj anë tjetër tënden”, shprehet Gerta. Ajo thotë se e vlerëson shumë për këtë fakt. Ndërsa Liami sqaron se mund të ketë qenë i lidhur shumë herë, por nuk është ndier asnjëherë si tani. Liami tregon për të dashurën e tij dhe për karakterin e fortë të saj. Gerta shprehet se i ka pëlqyer dhe i ka lënë më shumë mbresa reagimi i tij sesa surpriza. “Ti si njeri ke fituar shumë pikë, edhe tek unë”, shprehet Gerta.
Gerta e dëgjon Françeskën teksa komenton për të dhe del jashtë për t’i thënë se fakti që ka ndenjur me djemtë e shtëpisë, nuk do të thotë se ka dashur që të krijojë lidhje apo të kryejë marrëdhënie me ndonjërin prej tyre, siç bëri ajo. Françeska mendon se Gerta ka dashur që të afrohet me djemtë dhe kujton se të gjithë rrinin afër krevatit të saj në ditët e para të hyrjes së Gertës në Big Brother. Kështu vazhdon një debat mes vajzave për disa minuta, duke përsëritur fjalët.
Françeska komenton fjalët e Gertës edhe pasi ajo largohet, ndërsa banorët e tjerë ndërrojnë temë.
0 comments:
Post a Comment