Home » » Gerta: “Të gjithë kemi hyrë në BB për “lojë”: “Grandiola: “Nuk mund të “luaj”, sepse nuk shtirem”
Gerta: “Të gjithë kemi hyrë në BB për “lojë”: “Grandiola: “Nuk mund të “luaj”, sepse nuk shtirem”
Françeska qëndron e ulur në një tavolinë me dy banoret e reja, Grandiolën dhe Gertën dhe fillon që të diskutojë me to, duke i pyetur se çmendim kanë për banorët që lanë shtëpinë gjatë spektaklit të sotëm. Gerta thotë se e ka deklaruar edhe jashtë që Klaudjan nuk e ka pëlqyer, pasi nuk i pëlqente reagimi i saj në debat, ku vetëm ngrinte zërin dhe bërtiste. Mendimin e saj e mbështet edhe Françeska, e cila i tregon më gjatë rreth Klaudjas, duke i thënë se Klaudia nuk debatonte duke përdorur argumente, por qëllimi i saj ishte vetëm që bashkëfolësi i saj të nervozohej. “Në shumicën e rasteve të trembte”, shprehet Françeska.
Gerta mendon se megjithëse të gjitha kanë hyrë në shtëpi për të bërë lojën e tyre, duhet që të mos arrijnë që të dalin nga vetja. Françeska e vlerëson si të gabuar mendimin Gertës, duke i thënë se banorët duhet të jenë 98 % vetvetja dhe vetëm 2 % të luajnë. “S’ke pse të justifikohesh se që do të bëjmë lojë, këtë e di edhe bufi”, shprehet Genta. Ndërsa Grandiola, e cila deri në atë moment nuk e ka shprehur mendimin saj, pyet se deri në ç’pikë mund të arrijë të bëjë lojë. Ajo thotë se nuk do të mund të shtirej e të dilte nga vetja dhe nëse do ta bënte, kjo gjendje mund të zgjaste vetëm një ditë. “Ti vetë do të jesh loja, sepse e bën lojën si të duash, pa u bërë monoton”, shprehet Gerta. Atje shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë dhe vajzat e mbyllin diskutimin me aq.
0 comments:
Post a Comment