Biseda midis Metit dhe Edit vazhdon dhe Edi flet për emocionet që është duke ndier brenda shtëpisë së Big Brother. Ai thotë se këto janë emocione të papërshkrueshme dhe se nuk mund ta kishte menduar se do të ndiente kaq shumë emocione për kaq pak kohë. Mendimin e tij e mbështet edhe Meti, ndërsa Lorenës i vjen çudi që ka kaq kohë në nominim dhe publiku po vazhdon që ta mbajë brena shtëpisë. “Pavarësisht stresit të nominimit, ka shumë emocione që më pëlqejnë”, shprehet Lorena.
Pak më vonë Lorena afrohet tek Liami dhe fillon që të kërcejë me të duke shijuar muzikën në sfond. Ajo thotë se ka tri javë në nominim dhe vazhdon mendimin duke bërë shaka e duke qeshur: “Do t’ju shkatërroj të gjithëve”. Liami e këshillon që këtë javë duhet të fillojë të jetë më aktive, pasi nuk duhet ta marrë lehtë faktin që është me Metin në nominim.
0 comments:
Post a Comment