Tuesday, April 24, 2012

Gerta thashetheme për Gracianon;- Françi flet për lidhjen me Ermalin

Gerta dhe Françeska ndodhen pranë oxhakut dhe Gerta fillon që të flasë për Gracianon dhe debatin që ajo pati me të. Françeska i thotë se edhe ajo nuk duhet që të kishte reaguar në atë mënyrë dhe të mos lejonte që të debatonte në atë formë me Gracianon. Gerta thotë se Graciano nuk është askush që mund të gjykojë atë dhe ndjehet e ofenduar nga disa fjalë që i ka thënë Graciano asaj në debat e sipër dhe me ironi. Gerta përmend Lorin dhe thotë se Graciano nuk mund të flasë për të tjerët sepse ai vetë nuk e donte në të vërtetë Lorin, ndërsa Françeska i thotë se Graciano dhe Lori e kanë pranuar që të dy se nuk kanë ndonjë ndjenjë të madhe për njëri-tjetrin.

Gertës i vjen keq që Graciano i ka thënë se ajo po mundohet që të bëjë një lojë të dy-fishtë duke u afruar e joshur edhe Liamin edhe Arbrin. “Kush është ai që t’më gjykojë mua që vetëm muhabet bëj” thotë Gerta dhe Françeska i jep të drejtë duke thënë se ajo ka të drejtë që mërzitet për një gjykim të tillë. Gerta thotë se Graciano po kapet me të pa baza vetëm sepse nuk mund të kapet me pjesën tjetër të banorëve.
Më pas dy vajzat flasin për Erionin dhe Klaudjën ku Gerta flet kundër Erionit, ndërsa Françeska i shpjegon asaj ato që kanë ndodhur më parë midis Klaudjës dhe Erionit, ndërkohë që Gerta akoma nuk ishte bërë pjesë e shtëpisë.

Gerta e krahason marrëdhënien Erionit me Klaudjën me atë që ka Françeska me Ermalin i cili fillimisht tha se kishte lënë një lidhje jashtë. Françeska fillon që të tregojë se si është lidhur ajo me Ermalin dhe krahason Ermalin me Erionin. Ajo thotë se ndryshe nga Erioni, Ermali i kishte thënë asaj se nuk kishte asnjë lidhje jashtë dhe pas provës së dashurisë me zëmrat Ermali foli për një dashuri të humbur. Françeska tregon se ajo u ndje keq dhe kur e pyeti Ermalin për lidhjen jashtë, ai i kishte thënë se ajo lidhje nuk ekziston më dhe se tashmë ai po jeton historinë me të.
Ndër të tjera Françeska tregon se është ndjerë shumë mirë gjatë surprizës me Ermalin ku ai zgjodhi që të jetonte dashurinë aktuale. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles