Wednesday, April 25, 2012

Festa surprizë për ditëlindjen e Ermalit; Atmosferë festive, banorët argëtohen

Banorët qëndrojnë në kopësht duke organizuar festën e vërtetë surprizë për ditëlindjen e Ermalit. Graciano hedh idenë që ata t’a surprizojnë Ermalin duke bërë fillimisht sikur nuk do e festojnë ditëlindjen e tij e më pas ta çojnë në oborr për të parë të gjitha përgatitjet që kanë bërë për të. Arbri e mbështet këtë mendim, e së bashku me Françeskën shkojnë në sallon dhe rrinë krejt indiferent ndaj Ermalit.

Së fundi, banorët presin në oborr Ermalin që të dalë nga dhoma e rrëfimit, e sapo ai shfaqet, banorët fillojnë të këndojnë, teksa Ermali bën si dirigjenti i tyre. Graciano e bën me dije Ermalin se i kanë ardhur disa kartolina urimi nga të afërmit e tij, e Françeska kërkon t’ia lexojë. Ermali merr urime nga familjarët e tij e nga shoqëria, të cilët i falënderon.

Gjithashtu, nuk mungon torta tradicionale për të festuar ditëlindjen, e Ermali teksa falënderon banorët e të afërmit që janë kujdesur për të, shprehet se është hera e parë që merr kartolina urimi. Në një atmosferë festive, ku gjithçka është e menduar me kujdes, Ermali së bashku me banorët argëtohen e festojnë ditëlindjen e tij. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles