Tuesday, April 3, 2012

Grandiola dhe Dritani bëjnë thashetheme për banorët e vjetër të shtëpisë

Grandiola dhe Dritani ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bëjnë thashetheme për banorët e vjetër. Kryesisht ata flasin për banorët që nuk pëlqyen gjellën e Dritanit dhe po gatuajnë dhe për Françeskën e cila thotë se nuk ha bukë. Dritani thotë se edhe nesër do të gatuajë përsëri, ndërsa Grandiola i thotë se ata përsëri do të gatuajnë diçka tjetër.

Ata flasin për Françeskën duke komentuar faktin se si është sjelle ajo kur ka porositur më shumë cigare se banorët e tjerë. Dritani komenton Françeskën që shihet në pasqyrë. Të dy komentojnë edhe sjelljen e Françeskës me Ermalin. Dritani thotë se Françeska lejon banorët e tjerë që t’i flasin me një fjalor jo-etik dhe pret që të mbrohet nga i dashuri. Dritani flet për Ermalin duke imituar fjalët e tij.

Ata bëjnë thashetheme edhe për Gentën e cila ka thënë se duke ardhur nga një fshat i vogël nuk ka eksperiencat që kanë banorët e tjerë. Grandiola thotë se Genta nuk mund të ketë të njëjtat eksperienca si ajo sepse ajo është 32 vjeçe, ndërsa Genta vetëm 20. Ajo thotë se Genta po luan me këtë pjesë dhe Dritani e pohon të njëjtën gjë. Ai thotë se Genta po luan shumë ftohtë dhe po përdor sensin e saj të humorit për të bërë për vetë banorët dhe publikun.

Grandiola dhe Dritani flasin edhe për Edin. Grandiola thotë se Edi nuk sillet si një 52 vjeçar që është dhe se nuk i pëlqen fjalori që përdor Edi. Për Lorenën Dritani thotë se e ka gënjyer duke i thënë se ka qenë në Tiranë vetëm tre herë, ndërkohë që ai vetëm për audicione ka qenë disa herë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles