Pas një përballjeje publike, ku u duk se u finalizua me një lloj ftohjeje mes njëri-tjetrit, duket se Hermes Nikaj dhe Vlash Martika tani po hakmerren me femra seksi, me të cilat kanë vendosur të shoqërohen këto kohë që janë përfolur për prirje homoseksuale. |
Hermes Nikaj dhe Anja Xhafa |
Një mënyrë kjo për të rënë në sy, apo një stil i ri për t’i bërë karshillëk njëri-tjetrit?! I pari që ka postuar në profilin e tij në facebook një foto me një femër brune ka qenë Hermes, i cili ka ndryshuar po ashtu statusin e tij nga “single” “in a relationship”, duke komentuar mbi vajzën në foto “dashuria ime e vetme dhe e përjetshme”.
Vajza me të cilën ai ka pozuar, quhet Anja Xhafa. Por s’kanë kaluar shumë ditë dhe po ashtu Vlash Martika pas daljes nga BB5 ka postuar në profilin e tij në facebook një foto me një vajzë po brune të quajtur Aurora Sulejmani, të cilën ua prezanton miqve si të dashurën e tij. Duket se pas deklaratës së Hermesit se ndihej i dashuruar me Vlashin dhe përballjes së tyre pas daljes së këtij të fundit nga loja, komunikimi mes dy djemve u ndal.
Ndaj ata kanë menduar për scoop tashmë, duke i bërë konkurrencë njëri-tjetrit me femrat që kanë zgjedhur të shoqërohen. Hermes Nikaj, 22-vjeçari nga Tirana me eksperiencë trevjeçare si model, u bë i njohur në emisionin “Aldo Morning Show” në “Tv Klan”. Pas zhurmës mediatike të krijuar në lidhjen e tij me Vlashin, ai ka menduar t’i rikthehet pasionit të tij si fotomodel. Seti i fundit i fotove i publikuar nga Hermes ishte mjaft i suksesshëm së bashku me Domenikën e BB4. I kontaktuar nga gazeta “Panorama” në lidhje me jetën e tij pas deklaratës për lidhje homoseksuale me një djalë, pikërisht Vlashin, ai pohoi se “këto kohë kam marrë shumë oferta dhe njëra prej tyre është oferta për të qenë imazh i një kompanie supergjigante, që do më ndryshojë jetën”. Ndërsa nuk dihet se si do të vazhdojnë planet e Vlashit për modën, i cili gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother” u përfol shumë nga kolegë të tij modelë si “mashtrues” në këtë fushë dhe, po ashtu, si një djalë me prirje homoseksuale, por që nuk kishte guximin ta pranonte publikisht këtë fakt.

0 comments:
Post a Comment