Home » » Liami: “Edit ia kam hequr vizën, më ka ofenduar. Këtë javë, largohet Edi!”
Liami: “Edit ia kam hequr vizën, më ka ofenduar. Këtë javë, largohet Edi!”
Liam e Graciano qëndrojnë në dhomë e gjumit duke biseduar për nominimet. Djemtë thotë me shaka se do të nominojnë njëri-tjetrin, e Liami thotë se mendon që këtë javë do të dalë Edi e banorët duhet t’ia hapin rrugë. Liami i thotë Gracianos se ai do të ishte konkurrent me Edin në bazë të pozicionit që kanë marrë në lojë, e prandaj zgjedh t’i japë vlera Dritanit në këtë moment, që Tani ose Arbri ta luftojnë Edin.
Liam shton se për të Edi ka marrë fund si konkurent e përsa kohë të jenë të dy në lojë, ai do ta nominojë gjithmonë Edin duke dhënë si arsye vënien në dukje të origjinës dhe ofendimeve që i ka bërë.
Më pas, banorët mblidhen të gjithë në dhomën e gjumit e Ermali shprehet se i bën çudi fakti që ata kanë dy muaj pa asnjë informacion për jetën jashtë. Edi shprehet se ka shumë nevojë të dijë për djalin e tij.
0 comments:
Post a Comment