
Limi i thotë Gracianos “kur të kesh përballë një 19-vjeçar atëherë mund të merresh vesh me të”. kështu të dy fillojnë të debatojnë përsëri dhe kapen me ironi pas moshës së tyre. Liami i thotë Gracianos se ai është akoma i ri dhe nuk i kupton dot disa gjëra. Graciano i thotë me ironi “unë po të nxjerr vlerat ty, po më vjen keq që shoqja jote nervozohet”. “Si mi nxjerr ti mua vlerat?” i thotë Liami Gracianos dhe Graciano fillon përsëri duke folur në mënyrë tallëse dhe duke imituar Liamin në debate thotë “unë t’i nxjerr vlerat kur ne të dy komunikojmë bashkë”. Liami fillon që të kujtojë disa debate që ka pasur më parë me Gracianon dhe ku sipas tij të dy janë acaruar dhe në këtë mënyrë kanë nxjerrë vlerat e tyre.
Më pas ata fillojnë t’i zënë në gojë njëri-tjetrit të dashurat ku Graciano i thotë “klipi me të dashurën bëri të kujtohej Liami se ekzistonte”, ndërsa Liami i thotë “iku Lorena dhe dole në dijeni”. Kështu të dy debatojnë për një kohë të gjatë deri sa debati i tyre agravon në ofendime e sharje.
“Mua më kanë futur këtu brenda për të dhënë eksperienca ty” i thotë Liami Gracianos dhe ai ia kthen “mua më kanë futur për të treguar një 19-vjeçar që ta bën ty rrup-sup”. “për mua je negativ, për 19-vjeçar që je, po të isha jashtë një të riu si ti nuk do ta kisha marrë mundimin që t’i flisja” i thotë Liami Gracianos dhe më pas i thotë se ai nuk është mashkull dhe e quan “dallëndyshe” dhe “gjysmë mashkull e gjysmë femër”. Graciano i thotë se mashkullin ai nuk ka për ta treguar as me mënyrën se si ecën, flet apo lëviz. Dhe më pas ata debatojnë edhe për profesionin e Gracianos.
0 comments:
Post a Comment