Home » » Meti për Edin: “Është gjithë Kosova që pa ofendimin që iu bë”; Gerta: “Ndryshova mendim për Edin”
Meti për Edin: “Është gjithë Kosova që pa ofendimin që iu bë”; Gerta: “Ndryshova mendim për Edin”
Gerta dhe Meti dalin në kopsht dhe shkojnë afër veglave të palestër, duke biseduar për spektaklin, nominimet dhe debatin që është krijuar mes Edgarit e Liamit, në të cilin u përfshinë edhe banorët tjerë, duke i dalë në mbrojtje Liamit. Gerta mendon se banorët nuk e kanë nominuar këtë javë, duke u nisur nga fakti që është banore e re dhe nuk duan që ta evidentojnë duke e nxjerrë në nominim. Në lidhje me debatin, Gerta thotë se e vlerëson Edgarin për moshën, por e gjykon për sjelljen e tij dhe për ofendimet që i ka bërë zonave të ndryshme të Shqipërisë. “A e pe se çfarë ka bërë sot, është gjithë Kosova që e shikon”, shprehet Meti. Ai shprehet për veten e tij se pavarësisht faktit që është nga Kosova, e ndien veten shqiptar dhe mendon se janë që të gjithë shqiptarë, por e gjykon shumë sjelljen e Edgarit, i cili i ndan shqiptarët në zona, duke i ofenduar. “Kam ndërruar mendim për Edgarin për 24 orë”, shprehet Gerta. Të njëjtën gjë thotë edhe Meti, duke thënë se ndihet i zhgënjyer nga sjellja e Edgarit.
Më pas Gerta flet për Françeskën dhe për debatin që ka pasur me të. Gerta tregon se ka pasur një sqarim me Françeskën dhe se ka menduar që debatet mes tyre janë mbyllur, por e gjykon për keq sjelljen e saj, të cilën e ka bërë vetëm për të fituar vëmendjen e publikut, sipas Gertës. Ajo mendon se me daljen e Françeskës nga shtëpia, sjellja e Ermalit do të ndryshojë në mënyrë drastike, sepse sipas saj, është Françeska e cila e bën që të krijohet antipati për të.
0 comments:
Post a Comment