Sunday, April 8, 2012

Gerta: “Françeska u tregua hipokrite”; Genta: “Të gjithë ndryshojnë të shtunën”


Gerta shkon brenda dhe afrohet tek Genta e Grandiola, të cilat po rrinë afër njëra-tjetrës. Të tria vajzat diskutojnë rreth spektaklit. Gerta e quan hipokrite Françeskën, duke marrë shkas nga debati që improvizoi pa shkak, sipas Gertës. “Të kam thënë që të gjithë ndryshojnë të shtunën”, shprehet Genta. Gerta shton se i kishte sqaruar të gjitha keqkuptimet me të dhe se ai debat ishte thjesht për të rënë në sy të publikut, situatë e menduar nga Françeska në këtë mënyrë.

Genta thotë se e ka nominuar Metin për shkak të disa situatave që nuk i kanë pëlqyer në lidhje me sjelljen e tij ndaj saj. Ndërsa Gerta i tregon se i ka folur Metit lidhur me këtë gjë.

Gentiana del jahte dhe bën një bisedë me Edgarin lidhur me nominimet e kësaj jave. “Është kryevepër kjo, që të shkojnë katër banorë në nominim”, shprehet Edgari. Genta thotë se e ka parasysh se cili nga banorët do të dalë, por është në mëdyshje midis dy banorëve. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles