Saturday, April 21, 2012

Natë e gjatë konfrontimesh në BB e një eleminim i dyfishtë


Në shtëpinë e Big Brother tashmë luftohet për të fituar statusin e liderit. Çdonjëri nga meshkujt e shtëpisë ka armët e veta, dikush lufton me eksperienca, dikush tjetër me diplomaci, dikush tjetër përdor moshën. Nga ana tjetër, Françeska, Genta dhe Geri po përpiqen të zënë kolltukun e First Lady-t në shtëpi. 
Sonte do të jetë një natë e gjatë konfrontimesh e të papriturash. Në shtëpinë e BB do të hyjë Klaudja dhe Rubensi, i dashuri i Gentës. Ky i fundit shprehet se nuk i ka publikuar ai fotot që qarkullojnë në mediat e shkruara të vendit. Klaudja thotë se ka lënë diçka pezull me Erionin e duhet t’ia thotë.

Gjithashtu do të ketë dhe një eliminim të dyfishtë, për të cilin do të hapet një tjetër televotim live. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles