
Më pas banorët marrin zarfin e provës javore dhe Liami nis t’ua lexojë atë banorëve.
Këtë javë banorët do të bëhen pjesë e botës virtualë duke u argëtuar dhe sfiduar njëri-tjetrin përmes Xbox kinetik. Gjatë kësaj jave ata do të realizojnë disa prova të tilla. Sonte ata realizojnë fazën e parë të provës javore. Për këtë banorët duhet të ndahen në dy grupe dhe do të zgjedhin ngjyrën përkatëse (të bardhë dhe të verdhë). Ata duhet të zgjedhin edhe nga një numër dhe do të ndahen në çifte për shembull lojtari 1 i bardhë, lojtari 1 portokalli dhe të dy lojtarët e dy skuadrave që mbajnë ngjyra të ndryshme por të njëjtin numër do të luajnë bashkë duke u munduar që të kalojnë tre nivelet e lojës.
Banorët do të luajnë secili për vete dhe për grupin përkatës pasi gjatë spektaklit Grupit fitues do t’i komunikohet një bonos për javën e ardhshme. Nga ana tjetër lojtarët më të mirë të të gjitha lojrave, nga të dy grupet, do të kalojnë provën finale gjatë spektaklit të së shtunës.
Liami është ai që do të kujdeset për mbarëvajtjen e lojës dhe do të mbajë shënim pikët e banorëve. Ai sqaron lojën për banorët. Banorët fillojnë të ndahen në grupe dhe më pas fillojnë të luajnë. Prova fillon me Gentën dhe Dritanin ku Genta i përket skuadrës së verdhë, ndërsa Tani asaj të bardhë dhe në fund Genta merr më shumë pikë se Dritani. Pas tyre radhën e kanë Ola dhe Graciano dhe më pas të gjithë banorët luajnë për provën e javës nga e cila do të varet buxheti i tyre për javën e ardhshme.
0 comments:
Post a Comment