Vajzat dalin në oborr dhe kërcejnë rreth Ermalit. Ermali ndihet fatlum mes katër vajzave që kërcejnë për të, ndërsa Erioni i lag me shampanjë. Ermali argëtohet me të gjitha vajzat e Françeska shprehet se nuk është xheloze dhe pse Ermali po kërcen me Olën e Gentën.
Liami merr një nga kapelet e festës dhe hedh birrën në të, prej nga ku pi Ermali e më pas dhe të tjerët. Të gjithë banorët janë në një atmosferë festive, e kërcejnë me njëri-tjetrin. Gerta gjatë kësaj kohe kërcen me Liamin e Tanin, ndërkohë që Arbri qëndron i vetëm në kuzhinë duke gatuar, ndërsa Ermali kalon më shumë kohë me Françeskën.
0 comments:
Post a Comment