Showing posts with label klaudia. Show all posts
Showing posts with label klaudia. Show all posts

Monday, March 19, 2012

Liami: “Anila, shumë vetëbesim, do të eleminohet”; Genta: “Ikën Klaudja”

|0 comments
Pas debatit gjithpërfshirës mes banorëve, ku shumë prej tyre kanë qenë kundër Anilës, kjo e fundit kërkon të sqarohet me Erionin e Klaudjën. Anila shprehet se meqënëse Klaudja ka qenë sëmurë, nuk ka përse të komentojë veprimet e banorëve pasi nuk është në dijeni se çfarë kanë bërë ata. Klaudja përgjigjet se është turp që Anila po përmend sëmundjen e saj.

Klaudja më pas, komenton Anilën me Liamin. Ky i fundit shprehet se Anila ka marrë shumë vetëbesim në momentin që ka qenë në nominim me Elvisin, por është larguar ai dhe Anila ka qënduar në shtëpi. Klaudja shprehet se për të qenë protagonist nuk duhet të debatosh pafund me banorët e të mos i lësh hapësirë për të folur, ashtu siç po bën Anila. Liami përgjigjet se ai e ka nominuar Anilën për t’a bërë më aktive, por ama jo në formën që ajo po sillet. Liami shprehet se Anila ka qenë e vetmja femër për të cilën, nuk ka patur kurrë interes.

Sëfundi, Genta afrohet pranë Liamit e të dy komentojnë debatet në shtëpi dhe Klaudjën e Anilën. Liami thotë për këtë të fundit shprehet se nuk i lë rehat banorët dhe sapo largohet nga njëri, shkon tek tjetri për të folur. Liami shprehet se mendon që Anila do të largohet këtë javë, por Genta thotë se ka mundësi që të eleminohet dhe Klaudja pasi nuk ka qenë aktive. 

Saturday, March 17, 2012

Klaudja diskuton me Erionin; Ai: “Nuk jam tipi i debateve”

|0 comments
Klaudja qëndron në kopshtë me Erionin e shprehet se do të donte të qëndronte akoma në shtëpinë e BB, pra të mos eliminohej sonte. Arsyeja që ajo jep është se ka konkurentë që janë në nominim me të sonte, që nuk kanë dhënë asgjë. Ajo shprehet se për më tepër këtë javë ka qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur t’a shprehë veten e saj. Klaudja ngacmon Erionin duke i thënë se po të largohet ajo, do të ketë me kë të rrijë, duke nënkuptuar Dolorezën.

Ajo shprehet se Erioni do të kalojë në hotel me pesë yje me Dolorezën e ai i përgjigjet se Klaudja nuk ka përse t’a ngacmojë në këtë drejtim, pasi nuk ka flirtuar asnjëherë me Dolorezën. Klaudja përgjigjet se do t’a ngacmojë Erionin, por nuk bëhet merak për të pasi është shumë më e mirë se Doloreza. Erioni përgjigjet me ironi se Klaudja ka deklaruar se di të flasë më bukur se ai dhe është më e zgjuar. Klaudja shprehet se këtë gjë ia ka thënë në aspektin që nuk ka nevojë për mbrojtjen e Erionit, pasi është e aftë t’a mbrojë veten.

Erioni thotë se Klaudja po e ndryshon versionin e asaj që ka pohuar, e Klaudja përgjigjet se nuk e duron dot kur Erioni sillet kështu me të. Erioni e pyet nëse Klaudja mendon se kur të dalin nga shtëpia e BB ai do të sillet ndryshe, e Klaudja përgjigjet se uron të jetë ndryshe. Ajo shton se ka patur raste që Erioni duhet të kishte folur e nuk e ka bërë, e ai i përgjigjet se nëse Klaudja e ka për rastin kur Doloreza i ka thënë se ajo është një re e zezë që mbulon Erionin. Klaudja përgjigjet se ka shumë raste të tilla e Erioni shton se nuk e ka patur të arsyeshme të fliste.

Erioni shprehet se dhe në jetën jashtë, ai nuk është tipi i debateve, e nëse ka diçka për të sqaruar, pret që njerëzit të qetësohen. Klaudja thotë se Erioni është pa ego, por ai kundërshton. Klaudja thotë se ai nuk ka reaguar as në rastet që Liami e Ermali e kanë ofenduar, por Erioni thotë se nuk i konsideron shokë ata të dy e nuk i intereson se çfarë kanë thënë për të. Diskutimi kalon në tone më të ashpra, ç’ka e bën Erionin të largohet nga Klaudja për t’a lënë vetëm në kopësht. 

Arbri-Erionit: “Të kam nominuar ty e Klaudjën”; Klaudja-Liamit: “Të kam nominuar”

|0 comments
Arbri e Erioni qëndrojnë në kopësht, pasi Arbri ka dalë për të pirë një cigare me gardianin e tij. Erioni e pyet Arbrin kë ka nominuar e ai i përgjigjet se ka nominuar Erionin e Klaudjën. Ai shton se e ka bërë këtë për të parë reagimin e tyre e për të qenë në sfidë. Erioni përgjigjet se nuk është dakort me këtë shpjegim të nominimeve e më tej i tregon se ka nominuar Vlashin e Liamin, me arsye më të forta. Erioni shton se nuk e ka menduar se Arbri do t’a kishte nominuar.

Më pas, Klaudja shprehet me ironi se këtë javë e ka kaluar shumë keq pa Liamin. Ajo shkon pranë tij e i thotë se e ka marrë malli për të, pasi nuk ka patur me kë të grindet. Ajo i pyet djemtë nëse janë të emocionuar për mbrëmjen e sotme e shton se për vete nuk ka emocione. Liami përgjigjiet se ka emocione e Klaudja nuk po tregohet e sinqertë duke u treguar si e qetë. Ai shton se do t’i përcjellë të gjithë banorët një e nga një. Klaudja i tregon Liamit se e ka nominuar, e mendon se ai nuk ka për t’u eliminuar sonte, por Liami përgjigjet se nuk është i sigurt për këtë gjë. 

Graciano mundohet të bëjë Klaudjën xheloze për Erionin

|0 comments
Graciano shkon pranë Klaudjës, e cila qëndron shtrirë në dhomën e gjumit e i thotë se Erioni ka disa momente që po bisedon me Dolorezën në sallon. Klaudja i përgjigjet me ironi se Dolorezës më në fund i doli zëri, e pas Vlashit po merret me Erionin. Ajo shton se Graciano është i vetmi person për të cilin ka respekt.

Klaudja kërkon të ngacmojë Gracianon duke i thënë se Lorena po qëndron shumë me Vlashin. Graciano e kupton kërë gjë e i thotë se Klaudja po kërkon t’i ngatërrojë, por biseda qëndron në tone të shakasë. Klaudja i thotë Gracianos që t’i kërkojë Erionit t’i bëjë një supë. Graciano përgjigjet se Erioni është në turnin e gardianit për djemtë e nuk ka shumë kohë për Klaudjën.

Më pas, Erioni afrohet pranë Klaudjën e ajo i kërkon të gatuajë për të, por Erioni përgjigjet se nuk ka kohë të gatuajë vetëm për të, pasi është në gatishmëri për djemtë e burgut. Ai e këshillon se çfarë të veshë, e i thotë të qëndrojë shtrirë meqënëse ka qenë jo mirë nga ana shëndetësore. 

Social Profiles