Showing posts with label nominimet. Show all posts
Showing posts with label nominimet. Show all posts

Monday, March 19, 2012

Debat për buxhetin; Françeska: “Mos e nominoni më Anilën. Bëhet e padurueshme”

|0 comments

Banorëve u ka ardhur buxheti i javës e ata do të ulen të gjithë sëbashku për të bërë porositë. Për këtë javë, buxheti i banorëve është i përgjysmuar në masën 50%. Erioni mban listat me produktet që do të porositin dhe konsultohet me banorët se çfarë duan. Anila shprehet se racionet e pijes energjike duhet të ndahen me numër mes banorëve pasi shumë nga ata i fshehin që sapo vjen buxheti për t’i pasur rezervë për javën. Liami shprehet se i fsheh qëllimisht e më pas i shpërndan mes banorëve, e Françeska thotë se i pëlqen t’i fshehë gjërat.

Anila e kundërshton fort Françeskën, pasi kjo e fundit ka fshehur Top Energy për vete. Françeska kundërpërgjigjet duke thënë se dhe banorët e tjerë kanë konsumuar sa kanë dashur, e ajo ka mbetur pa ngrënë. Anila thotë se është e vetmja që nuk ka fshehur asgjë e Klaudja ndërhyn duke i thënë se kjo është normale, pasi nuk ka një moment që nuk e sheh Anilën pa diçka në dorë duke ngrënë. Ermira gjithashtu i kundërvihet Anilës duke i thënë se produktet janë për të gjithë, por kur dikush konsumon më shumë, do të thotë që po merr nga pjesa e dikujt tjetër.

Françeska shprehet se do të porosisë fruta, por Genta i përgjigjet se ata nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të porositur gjëra dytësore, e këtë gjë do ta bëjnë vetëm për Klaudjën që është sëmurë. Graciano shprehet se banorët po debatojnë pa arsye, pasi dhe javën e kaluar ata ishin me buxhet të përgjysmuar dhe ia kanë dalë mbanë. Françeska u drejtohet banorëve duke i bërë apel të mos e nominojnë më Anilën sepse bëhet e padurueshme gjatë javës që është në nominim. Meti shprehet se Anila ia ka arritur të nervozojë Arbrin duke folur papushim. Anila i kundërvihet përsëri Klaudjës e kjo e fundit shprehet se mendonte që Anila ishte pak më e zgjuar, por qenka shumë e cekët. Liami e përfundon debatin mes të gjithë banorëve duke i thënë Anilës të vazhdojë kështu, dhe do t’ia bëjë gati ai valixhet pasi e ka nominuar. 

Saturday, March 17, 2012

Arbri-Erionit: “Të kam nominuar ty e Klaudjën”; Klaudja-Liamit: “Të kam nominuar”

|0 comments
Arbri e Erioni qëndrojnë në kopësht, pasi Arbri ka dalë për të pirë një cigare me gardianin e tij. Erioni e pyet Arbrin kë ka nominuar e ai i përgjigjet se ka nominuar Erionin e Klaudjën. Ai shton se e ka bërë këtë për të parë reagimin e tyre e për të qenë në sfidë. Erioni përgjigjet se nuk është dakort me këtë shpjegim të nominimeve e më tej i tregon se ka nominuar Vlashin e Liamin, me arsye më të forta. Erioni shton se nuk e ka menduar se Arbri do t’a kishte nominuar.

Më pas, Klaudja shprehet me ironi se këtë javë e ka kaluar shumë keq pa Liamin. Ajo shkon pranë tij e i thotë se e ka marrë malli për të, pasi nuk ka patur me kë të grindet. Ajo i pyet djemtë nëse janë të emocionuar për mbrëmjen e sotme e shton se për vete nuk ka emocione. Liami përgjigjiet se ka emocione e Klaudja nuk po tregohet e sinqertë duke u treguar si e qetë. Ai shton se do t’i përcjellë të gjithë banorët një e nga një. Klaudja i tregon Liamit se e ka nominuar, e mendon se ai nuk ka për t’u eliminuar sonte, por Liami përgjigjet se nuk është i sigurt për këtë gjë. 

Social Profiles