
Anila e kundërshton fort Françeskën, pasi kjo e fundit ka fshehur Top Energy për vete. Françeska kundërpërgjigjet duke thënë se dhe banorët e tjerë kanë konsumuar sa kanë dashur, e ajo ka mbetur pa ngrënë. Anila thotë se është e vetmja që nuk ka fshehur asgjë e Klaudja ndërhyn duke i thënë se kjo është normale, pasi nuk ka një moment që nuk e sheh Anilën pa diçka në dorë duke ngrënë. Ermira gjithashtu i kundërvihet Anilës duke i thënë se produktet janë për të gjithë, por kur dikush konsumon më shumë, do të thotë që po merr nga pjesa e dikujt tjetër.
Françeska shprehet se do të porosisë fruta, por Genta i përgjigjet se ata nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të porositur gjëra dytësore, e këtë gjë do ta bëjnë vetëm për Klaudjën që është sëmurë. Graciano shprehet se banorët po debatojnë pa arsye, pasi dhe javën e kaluar ata ishin me buxhet të përgjysmuar dhe ia kanë dalë mbanë. Françeska u drejtohet banorëve duke i bërë apel të mos e nominojnë më Anilën sepse bëhet e padurueshme gjatë javës që është në nominim. Meti shprehet se Anila ia ka arritur të nervozojë Arbrin duke folur papushim. Anila i kundërvihet përsëri Klaudjës e kjo e fundit shprehet se mendonte që Anila ishte pak më e zgjuar, por qenka shumë e cekët. Liami e përfundon debatin mes të gjithë banorëve duke i thënë Anilës të vazhdojë kështu, dhe do t’ia bëjë gati ai valixhet pasi e ka nominuar.
0 comments:
Post a Comment