Albulena i kujton Anilës se ia dhënë fjalën që do të bëjë diçka në lidhje me Ermalin dhe është duke menduar për planin, ndërsa Anila e këshillon që të mos përfshihet në shumë gjëra, sepse mund të rrezikojë. “Të shtunën isha në rrezik, duhet të bëj diçka”, shprehet Albulena. Ajo tregon për bisedën që ka bërë me Erionin dhe për një farë “pakti” që ata kanë lidhur me njëri-tjetrin. Ajo tregon se i ka thënë Erionit që të marrë çfarë vendimi të dojë dhe ajo do ta kuptojë nga reagimi i tij. Albulena tregon se Erioni është i mërzitur, për shkak të problemeve që ka dhe këtë ia dallon që në fytyrë.
Më pas vajzat flasin për banorët që mund të shkojnë në finale. Për Albulenën Edgari është banori më i fortë, ndërsa Anila e shikon Ermalin si më të zotin, duke e krahasuar me Liamin, që sipas saj, nuk ka etikë.
0 comments:
Post a Comment