Françeska dhe Liami hedhin batuta me njëri-tjetrin duke qeshur. Ajo i thotë Liamit se do të dëshironte që ta kishte mik të mirë jashtë shtëpisë së Big Brother. Françeska thotë se po mendon që të mos rrijë më me Ermalin dhe duhet të shikojë ndonjë tjetër. “Pse aq ishte ë? Të mbaroi qejfi?”, e pyet Liami duke qeshur. “Dy ditë, boll”, shprehet Françeska, duke thënë se këto dy ditë i janë dukur si dy javë.
Më pas Françeska del në kopsht dhe fillon të diskutojë me Florin, lidhur me shqetësimin që ka me banorët, të cilët diskutojnë për marrëdhënien që ka ajo me Ermalin.
Më pas banorët mblidhen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të diskutojnë për momentet para se të hynin në shtëpinë e Big Brother, duke treguar eksperiencat e tyre.
0 comments:
Post a Comment