Banorët në dhomën e gjumit tregojnë eksperienca nga vetja dhe histori të ndryshme.
Jashtë del Anila, e cila e shikon Florin dhe i thotë se nuk e shikon aspak aktiv në shtëpi. Kështu fillon një debat midis tyre. Ai thotë se mund të ketë qenë më pak aktiv se Anila, por nuk do të donte të ishte aktiv si Anila. “Njeriu nuk ka nevojë të bërtasë, për të dhënë mendimin e vet”, shprehet Floriani.
Arjola dhe Edgari bëjnë thashetheme në sallon për Florjanin. Arjola mendon se ai është shumë i heshtur dhe jo aktiv, ndërsa Edgarit i ka bërë përshtypje se ai rri në një vend ku janë të gjithë banorët. Edgari thotë se ia ka bërë të ditur që rri i ulur gjithmonë në një vend, por sipas tij, Flori është ndier keq por nuk ka ndryshuar.
Disa nga banorët shkojnë në sallon dhe fillojnë të luajnë.
0 comments:
Post a Comment