Klaudja kërkon që të flasë ajo, meqë është ndier e ofenduar nga fjalët e Arjolës dhe i thotë: “Ti çfarë femre je që merr pjesë në një program televiziv, ku të shikon gjithë dynjaja?!”. Arjola shprehetë se nuk mund ta krahasojë këtë eksperiencë kurrësesi me një punë në një lokal nate, pasi këtu ajo është duke u sjellë njësoj si në jetën e përditshme. Klaudja mendon se një femër e shkolluar, nuk mund t’i kushtojë kaq shumë rëndësi detajeve si veshja, tualeti, bukuria, sepse në atë mënyrë nuk transmeton atë që duhet të transmetojë. Arjola mendon se një njeri ka kohë të merret me të gjitha, mjafton që t’i përzgjedhë prioritetet.
Banorët e tjerë të pranishëm fillojnë të hapin tema të tjera për të devijuar disa nga ky debat, duke folur për jetën e natës në qytete të tjera.