Gjatë kohës që banorët bisedojnë për gjëra të ndryshme duke ndenjur në dhomën e gjumit lind përsëri debati për DJ, por këtë herë midis Anilës dhe Liamit. Anila i thotë se ai u prek shumë gjatë debatit të mëparshëm me Ermalin, por Liam e mohon. “Mos e moho se gjithmonë do të të vijë keq po të tha njeri që je dështak” i thotë Anila Liamit. “Aspak, unë jam shumë i lumtur që u shpjegova dy njërëzve diçka që s’e dinë” thotë Liami dhe bën një gjest për të treguar se Anila dhe Ermali janë injorantë, përsa i përket fushës së muzikës që luajnë DJ.Anila irritohet dhe i thotë se ajo për moshën dhe mundësitë që ka, është e informuar mjaftueshëm.
Liam i thotë Anilës se ata flasin dhe komentojnë diçka që ai e bën vetë dhe ai po përpiqet që t’ua shpjegojë atyre punën e tij, por ata nuk duan të kuptojnë. Anila i thotë se ai po u shpjegon ato gjëra të cilat ai do që t’i shpjegojë dhe jo ato që duhet dhe që janë të ditura nga të gjithë.
Edi i kërkon Liamit që të mos e vazhdojë më tepër debatin dhe ky i fundit i premton se tashme e ka lënë atë temë diskutimi. Në atë moment ndërhyn përsëri Ermali i cili i thotë Liamit se ai duhet të shpjegojë të tjerët me fakte. Liami i përgjigjet se faktet do t’i tregojë koha kur të dalin jashtë shtëpisë së Big Brother.
Për pak çaste të tjera Anila dhe Liami flasin me ironi ndaj njëri-tjetrit dhe ofendohen. Liami i thotë Anilës se ajo nuk kupton dhe ajo i thotë se ai edhe me gjashtë vjet përvojë nuk është bërë akoma DJ.
Më pas ata bëjnë shaka dhe përfundojnë debatin e tyre. Gjoni është ai që e mbyll temën për DJ duke thënë “I fusim pak reklama” dhe të tjerët qeshin.
0 comments:
Post a Comment