Friday, February 24, 2012

Edgari nervozohet dhe debaton me Gentjanën

Konkurentët pas një kohe të gjatë bisedash, debatesh dhe qëndrimi në dhomën e gjumit, shkojnë në kuzhinë për të përgatitur drekën. Gjatë kësaj kohe lind një tjetër debat në shtëpi. Këtë herë midis Gentjanës dhe Edgarit. Ky i fundit nervozohet sepse Gentjana i thotë “Je më i madh?”.

Ndërsa përgatiten për të gatuar drekën, Edi komenton banorët e tjerë. Në atë moment Gentjana i thotë “Edi je më i madh” Edgari nervozohet dhe përdor një shprehje jo etike dhe Gentjana preket.
Edgari i afrohet dhe i thotë se ai ua ka kërkuar banorëve edhe më parë, që të mos e përmendin moshën e tij dhe faktin se ai është më i madh se të tjerët, sepse në shtëpi ata janë të gjithë njëlloj, të gjithë konkurentë të BB. “Jo sarkazëm të tillë me mua” i thotë Edi Gentës duke iu referuar moshës. Genta i thotë se ajo u ofendua nga shprehja e tij dhe Edi ia kthen se edhe ai u ofendua prej saj. Genta e prekur i thotë “kujdes me shprehjet se ofendohemi ne të tjerët” dhe Edi jystifikohet duke i thënë se ai nuk ofendoi atë, por e ka për shprehi atë që tha.

Edgari i thotë Gentës se nuk lejon njeri që t’i përmend moshën dhe Gentjana i thotë se ajo vetëm iu referua faktit që ai është më i madh se ajo dhe se këtë ajo mund ta thotë edhe kundrjet shumë prej banorëve të tjerë, sepse realisht është më e vogël se ata.
Aty ndodhet edhe Gjoni dhe Liami dhe ky i fundit i thotë Gentës që të mos ia përmend më moshën Edit, duke e ditur që atij nuk i pëlqen. Gentjana i kërkon falje Edit dhe i thotë që ai të mos shajë më në shtëpi sepse të tjerët mund të ofendohen.

Edgari i irrituar del në oborr, ndërsa Genta e mërzitur e diskuton këtë temë me të tjerët. Ajo thotë se Edi mërzitet pa të drejtë. “Kur i intereson pse thotë më dëgjoni se jam më i madh?, tani që nuk i intereson, thotë mos më thuaj je më i madh” thotë Genta ndërsa bashkë me të tjerët merret me gatimin e drekës.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles