Një pjesë e konkurentëve ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të përgjithshme. Edgari dhe Liam luajnë “Booling” duke përdorur kanaçet e pijeve energjike që konsumojnë.
Edhe pjesa tjetër e tyre argëtohen jo vetëm duke bërë shaka, por edhe duke zhvilluar lojra nga më të ndryshmet. Graciano dhe Anila fillojnë të luajnë duke goditur njëri-tjetrin me jastëkë. Në lojën e tyre më pas bashkohen edhe Meti, Albulena, Liami dhe Gentjana.
Jashtë bën shumë ftohtë, por kjo nuk i ndalon konkurentët që të luajnë për një kohë të gjatë në oborrin e shtëpisë.
Kështu në shtëpi është krijuar një atmosferë harmonie ku banorët argëtohen me lojra që shkaktojnë të qeshura të mëdha.
0 comments:
Post a Comment