Albulena pyet Arjolën për thashethemin që ajo ka përhapur në shtëpi, se midis Ermalit dhe Françeskës ka ndodhur një puthje. “Ae kuptuan këta që ishte lojë” i thotë Albulena Arjolës e cila i përgjigjet se nuk e di, por mendon se konkurentët ende nuk e kanë kuptuar lojën e saj.
Albulena i thotë se ajo nuk do t’ia falte nëse Arjola do të bënte të njëjtën lojë edhe me të, duke shpifur për diçka.
Albulena i rrëfen Arjolës se ajo ka një plan për të realizuar dhe shpreson që t’ia arrijë qëllimit. Arjola e ngacmon në lidhje me vendin që zë Erjoni tek Albulena, por vajza refuzon të flasë. Ajo thotë se nuk dëshiron të flasë për momentin. “Nëse bën diçka tani, të gjithë do ta kuptojnë që e bën për lojë” thotë Albulena, por duke mos përdorur emra në veçanti. Më pas ajo shton se dëshiron dhe shpreson që të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që të vërë në jetë planin e saj të lojës.
Më pas të dyja vajzat komentojnë lojën e Arjolës e cila përpiqej që të bindte konkurentët e tjerë se Ermali dhe Françeska kanë shkëmbyer puthje mes tyre.
0 comments:
Post a Comment