Monday, February 27, 2012

Banorët pregatisin buxhetin e javës mes përplasjeve të mendimeve

Ermali lajmëron konkurentët se u ka ardhur buxheti i javës e ata duhet të bashkohen për të bërë porositë e javës. Ermali hedh një ide, kur së pari konkurentët të mbyllin porositë e elementëve kryësorë, e më pas të shohin balancën që u tepron, në mënyrë që të bëjnë porosi për gjëra dytësore.

Ariola shprehet se nuk është dakort me këtë ide, pasi ajo ha vetëm disa gjëra të veçanta e nuk i volit kjo mënyrë e të porositurit. Konkurentët ndahen në grupe dhe fillojnë të bëjnë porositë për produktet që mendojnë se kanë nevojë.
Konkurentët shprehin mendimet e tyre për produktet dhe sasitë që u duhen, por mes tyre ka përplasje mendimesh.

Teksa Edi po bën porosinë e ushqimeve, Liam ndërhyn duke i thënë se mesa duket Edi e ka pranuar idenë e tij për porositjen e mishit e të cigareve. Edi reagon keq ndaj fjalëve të Liamit duke i thënë se ky i fundit nuk duhet të shtrembërojë fjalët e tij (Edit), dhe çohet nga vendi duke ia lënë fletën e buxhetit Liamit.
Liam shprehet se Edi e ka keqkuptuar në ndërhyrjen që bëri dhe Edi përgjigjet se Liam nuk duhet të keqpërdorë fjalët ë tij, për më tepër që ai po fliste pro tij. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles