Erioni shprehet të gjithë konkurentët e kanë diçka të veçantë në karakterin e tyre e Klaudja shton se përderisa asnjëri prej tyre nuk është banor i konfirmuar, ata janë ende në provë. Klaudja mendon se nëse do të duhet të largohen dy vajza të shtunën e ardhshme, ato do të jenë Genta e Anila. Ajo shton se do t’i vinte keq po të largohej nga loja spektaklin e ardhshëm, ndërsa Erioni thotë se do të dëshironte të rrinte sa më shumë shtëpinë e BB, të paktën një muaj.
Erioni shprehet se pikësynimi i tij është të bëjë 10 reklama e Klaudja përgjigjet se kjo i duket një dëshirë e çuditshme. Erioni tregon se i kanë bërë çudi fjalët e Ermalit, i cili është shprehur se me eksperiencën e tij në BB, shpreson të gjejë një punë më pas.
Sëfundi Erioni shprehet se që në momentin që ka ardhur Klaudja, ai ndjehet më mirë dhe ka ndjenjur vetëm pranë saj. Klaudja përgjigjet se i vjen mirë që ka dhënë këtë efekt tek Erioni.
0 comments:
Post a Comment