Më pas, Françeska shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të flasë me banorët lidhur me bisedën që ka bërë me Arjolën. Klaudja e këshillon që të mos dëgjojë më shumë se sa duhet mendimet e banorëve të tjerë dhe sepse ajo mund të bëjë çfarë të dojë brenda shtëpisë.
Ermali dhe Liami takohen sërish në dhomë dhe fillojnë të bisedojnë për të sqaruar keqkuptimet, por biseda kalon sërish me tone të larta. Liami i vë në dukje se Ermali gjithmonë i thotë “je bishti im” dhe Liami nuk mund t’ia marrë me një kuptim të keq, ndërsa Ermali e degradoi bisedën pa arsye. Ermali i kërkon falje dhe thotë se ajo që bëri ishte momentale. “Unë prandaj të dhashë dhe dorën”, i bën të ditur Liami.
Banorët në dhomën tjetër bisedojnë, duke treguar histori personale të tyre.
0 comments:
Post a Comment