Ndërsa Liami del jashtë dhe fillon të diskutojë me Edgarin. Ia sqaron pikënisjen e debatit me Ermalin, ndërsa Edgari preferon të mos flasë në lidhje me këtë debat. Liami mendon se Anila ka qenë ajo që i ka dhënë shtysë Ermalit për të filluar këtë debat. “Ka të bëjë mënyra se si transmetohen fjalët”, shprehet Liami, pasi Edgari i jep merita nëse vërtet Anila e ka krijuar atë skenë debati. Edgari i jep këshilla Liamit lidhur me Anilën dhe banorët e tjerë. Ai thotë se drejtësia në shtëpinë e Big Brother nuk të çon askund.
Edgari i tregon një moment kur ka debatuar me Ermalin dhe për të ulur nervozizmin, ka filluar të tregojë histori që s’kanë lidhje me situatën në fjalë, vetëm për të ç’tensionuar situatën .
Banorët e tjerë vazhdojnë të luajnë dhe tregojnë histori personale në dhomën e gjumit.
0 comments:
Post a Comment