Monday, February 27, 2012

Liami sqaron: “Gjithçka, për efekt të lojës”

Banorët fillojnë të diskutojnë për debatin midis dy djemve. Klaudia i këshillon vajzat që të kenë kujdes nga mënyra se si i përçojnë fjalët dhe se duhet të gjejnë momentin e duhur për të thënë atë që duan të thonë.

Klaudia mendon se është shumë shpejt akoma për të treguar gjithçka nga vetja dhe se për tre muaj nuk do të kenë se çfarë të japin më.

Pak minuta më vonë atje shkon Liami, i cili ia sqaron situatën dhe pikënisjen e debatit midis tyre. Ai thotë se ka të drejtë të mendojë se çfarë të dojë dhe nuk i duket gabim ajo që ka thënë se do të donte që banorja e re të lidhje me Ermalin. Ai sqaron fjalën që ka thënë: “Do t’ia shtyp kokën”, jo për t’i treguar se kërkon të bëjë sherr me të. “Në 2012-ën nuk është normale të më kujtojnë drurin”, shprehet Liami për atë që i ka thënë Ermali. Françeska mendon se Liami duhet t’ia kishte sqaruar më parë arsyen se përse ia ka thënë ato fjalë, që situata të mos shkonte deri këtu.

Liami u kujton banorëve se si ka qenë Ermali javën e parë të qëndrimit në shtëpi dhe se ka qenë vetëm Liami ai i cili ia ka vënë në dukje. Mbase vënia në dukje anëve negative të Ermalit, mund ta ketë bërë që Liami të ishte më i votuari.

Banorët vashdojnë të komentojnë mbi debatin e ashpër, edhe pas largimit të Liamit nga salloni.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles