Tuesday, February 21, 2012

Banorët, të shetësuar për Edgarin; Pakënaqësi ndaj Anilës dhe Arjolës


Disa prej banorëve vazhdojnë të qëndrojnë të ulur në kuzhinë, edhe pse kanë mbaruar darkën. Në atë moment, në kuzhinë shkon Edgari, i cili banorëve u bën përshtypje, pasi nuk e karakterizon një sjellje indiferente. Ata janë të shetësuar për qejfmbetjen që i kanë krijuar Edgarit dhe po përpiqen të kujtojnë situata se ku mund të ketë ndodhur ndonjë keqkuptim. Liami mendon se qejfmbetja është krijuar për faj të tij, sepse ka shkuar të marrë ai ushqimet në magazinë, pa i thënë gjë Liamit. Kështu, vazhdojnë hamendësimet edhe nga banorët e tjerë.
Emirjeta tregon pakënaqësi lidhur me Arjolën, e cila nuk tregon interes për enët e kuzhinës, madje edhe për vendndodhjen e tyre e pyet gjithmonë Emirjetën. Ndërsa Liamit i ka bërë përshtypje sjellja dhe indiferenca e Arjolës, për gjithçka në shtëpi, duke kujtuar disa përplasje që ka pasur me të. Ai premton se do të sillet ndryshe me të, nëse i ndodh sërish.
Banorët vazhdojnë të hamendësojnë se për çfarë arsyeje mund të jetë mërzitur Edgari. Ata mendojnë se ai kërkon rregull si në shtëpinë e vet, por kjo gjë nuk mund të arrihet dot brenda shtëpisë së Big Brother-it, me kaq shumë banorë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles