
Edgari tregon se ka qenë pika e dobët e familjes dhe se të gjithë familjarët e veçonin nga fëmijët e tjerë. Ai mendon se kjo gje, në një farë mënyre e ka llastuar. Por nuk e konsideron veten të rregullt tashmë, sepse gjithçka ka ndryshuar, krahasuar me ato vite.
Edgari tregon se ka pasur problem me njërën këmbë për 12 vjet rresht dhe meritën për gjëndjen në të cilën është sot, ia dedikon prindërve të tij.
Edgari thotë se nuk është dorëzuar kurrë, por jo vetëm ai, edhe familjarët e tij. Ai e sqaron Florin se ka qenë epidemi ajo që ia ka shkaktuar dhe i ka kapur të gjithë fëmijët në çerdhe. Ai e quan fat që më vonë ka mundur edhe të luajë futboll. Më pas, ai flet për të birin dhe sukseset që ai ka pasur në profesionin e tij si futbollist. Për Edgarin, sukseset në jetë janë fat.
Banorët në sallon tregojnë momentet kur janë pranuar që të jenë banorë të shtëpisë së Big Brother dhe gëzimin që kanë ndier pasi kanë marrë lajmin.
0 comments:
Post a Comment