Sunday, February 19, 2012

BB5, Besarda lë shtëpinë

Nuk i ka rezistuar më shumë se 24 orë izolimit nga realiteti i jashtëm dhe vendos që të largohet nga shtëpia e Big Brother 5. Ky është vendimi i marrë nga Besarda, vajza e cila hyri në shtëpi si “vajza e produksionit” që do të hapte derën e shtëpisë për Florianin. 
BB5, Besarda lë shtëpinë
Edhe pse për banorët e Big Brother Albania, ka qënë një ëndërr shumë e rëndësishme, përjetimi i eksperiencës në BB, duket se nuk ka ndodhur kështu për Besardën. Ajo është shprehur se dëshironte të dilte jashtë shtëpisë sepse nuk ishte mësuar të jetonte në këtë mënyrë, e izoluar nga realiteti dhe larg nga jeta e saj jashtë katër mureve.

Pas bisedave me të dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh ka vendosur që Besarda të dalë jashtë Big Brother duke humbur kështu një mundësi të madhe për të jetuar një aventurë të bukur, por edhe për të fituar çmimin e madh.

Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Besarda takon konkurentët duke u uruar suksese dhe u thotë se për arsye personala ajo po largohet nga shtëpia.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles