Sunday, February 19, 2012

Komente për largimin e Besardës


E ndërsa Besarda lë shtëpinë e Big Brother, konkuretët fillojnë diskutimet dhe komentet për të. Fillimisht kur ajo vetë u komunikoi atyre se po largohej nga shtëpia, konkuretët e tjerë nuk e besuan dhe madje e menduan si një lojë apo shaka të saj ose të vëllait të madh, por nuk qe kështu. Besarta vendasi që të largohet me të vërtetë nga shtëpia e Big Brother.
Tashmë banorët komentojnë sjelljen e saj gjatë këtij qëndrimi të shkurtër në shtëpi. Ata thonë se e kishin vënë re se Besarda ishte ndryshe nga të tjerët. Kështu Liam thotë se ajo ka qënë shumë e stresuar dhe se nuk ka fjetur fare gjatë natës. “Ajo ishte e depresuar” shprehet ai dhe të tjerët e mbështesin komentin e tij.
Konkurentët komentojnë në mënyra të ndryshme daljen e Besardës. Disa prej tyre mendojnë se ka të bëjë vetë me tipin e saj, ndërsa pjesa tjetër thonë se ajo nuk duhet të dilte. Graciano thotë “të kishte ndenjur një javë të paktën, më vjen shumë keq që doli”. Edhe pjesa tjetër e konkurentëve thonë se u vjen keq që Besarda doli.
Vajzat janë ato që komentojnë më shumë daljen e saj. Kështu Arjola thotë se ato u munduan t’i qëndronin afër Besardës edhe pse kjo e fundit u kishte thënë se ishte një tip i vetmuar që nuk shoqërohej shumë me të tjerët.
Nga ana tjetër djemtë thonë se ajo ishte e stresuar dhe për këtë arsye Edgari dhe Liam e konsiderojnë si një vendim të duhur daljen e Besardës nga shtëpia.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles