
Ende konkurentët nuk janë njohur me procedurën e nominimeve në Big Brother5. Megjithëtë duket se Gentjanën e shqetëson pak kjo gjë dhe pyet Edin “ke menduar se kë do të nominosh?”. Eduardi i përgjigjet se nuk e ka menduar për asnjë moment nominimin. “Do ta mendoj vetëm kur të vijë momenti” sqaron Edi Gentjanën. “Mua do të më vrasë shumë ndërgjegjia për çdokënd” thotë më tej Genta.
Edgari i thotë se atë nuk e vret ndergjegjia dhe nuk ka pse të vrasë ndonjë njeri tjetër, pasi ata do të jenë të detyruar që të nominojnë dikë kur të vijë ky moment. Genta i thotë se asaj do t’i vijë shumë keq për këdo që do të nominojë dhe Edgari e kundërshton duke i thënë se një gjë të tillë ata e kanë pranuar që në momentin e hyrjes në shtëpi dhe se kështu janë rregullat e lojës.
Në dhomë zhvillohet një tjetër diskutim për muzikën dhe DJ më të famshëm në botë. Liam debaton me Ermalin pasi ky i fundit i thotë se ai nuk i njeh DJ më të famshëm. Liam përpiqet ta sqarojë, por Ermali e kundërshton me forcë. Gentjana dhe Eduardi e çojnë bisedën e tyre pikërisht tek Liami dhe Ermali.
Genta thotë se Liam është shumë Energjik dhe të njëjtën gjë pohon edhe Edi. Ata flasin për Ermalin dhe shprehen se Ermali nuk lë radhë që të flasin të tjerët dhe se në këtë rast po mundohet të tregohet më i ditur se Liami, në fushëmn profesionale të këtij të fundit.
0 comments:
Post a Comment